Ballina Lajme Bota/Rajoni Shqiptar apo turk? Origjina dhe teoritë konspirative mbi familjen e Boris...

Shqiptar apo turk? Origjina dhe teoritë konspirative mbi familjen e Boris Johnson

59
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas zgjedhjes së tij në krye të ekzekutivit muaj më parë, Johnson tërhoqi në mënyrë të vecantë vëmendjen e shqiptarëve për shkak të një botimi të Ryan Gingeras, ekspert i historisë së Turqisë, Ballkanit dhe lindjes së mesme, nga i cili u supozua se shefi I ekzekutivit britanik mund të kishte origjinë shqiptare.

----

Shkak për këtë u bë figura e Ali Kemalit, stërgjyshit të Johnsonit që Gingeras përmendte në librin e tij. Autori vetë e sqaroi më pas ngatërresën, që kishte lindur nga fakti se personazhi të cilit ai i referohej kishte po të njëjtin emër, por ishte tjetër njeri. “Unë kam folur për kapitenin Ali Kemal, me origjinë shqiptare, dhe jo Ali Kemalin që u bë ministër mbrojtjeje në perandorinë otomane”, shpjegoi Gingeras.

Ali Kemal Bej, stërgjyshi i Johnson, ishte për disa muaj ministër në perandorinë otomane dhe u vra gjatë luftës turke për pavarësi. Mediat në Turqi nxituan ta quanin Johnsonin “nipi otoman”.

Por më pas këto teori mbi origjinën shqiptare u rrëzuan, duke lënë  atë të prejardhjes nga Turqia. Më pas ka shumë teori konspirative për familjen e kryeministrit britanik, duke e lidhur edhe me lozhën e masonëve.

Boris Johnson u shtrua në spital në 5 prill, për shkak të simptomave të vazhdueshme të sëmundjes, ndërsa të hënën mbrëma është transferuar në kujdes intensiv. Mbretëresha britanike, Elizabeth II, i ka dërguar mesazh familjes dhe partneres së tij, duke thënë se ata janë në mendimet e saj.

Kryeministri britanik, Boris Johnson, kaloi natën e dytë në terapi intensive. Johnson u diagnostikua me koronavirus në 27 mars, e dukej se po e përballonte mirë sëmundjen, kur gjendja e tij u rëndua papritur dhe shtrimi në spital, u bë i domosdoshëm. Kryeministri po mbahet në spitalin St Thomas të Londrës “për monitorim të afërt”, tha qeveria britanike. Pavarësisht përkeqësimit të beftë, zëdhënësi i Johnsonit tha se gjendja e tij “është stabilizuar”.

Por frika për shëndetin e kryeministrit nuk mund të quhet ende e kapërcyer; tek disa pacientë të sëmurë me koronavirus është vënë re një përkeqësim i shpejtë e i papritur , edhe atëherë kur gjendja dukej nën kontroll.

 

----- ----