Ballina AKTUALE Shqiprim Musliu: Sot shënuam 20 vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së...

Shqiprim Musliu: Sot shënuam 20 vjetorin e daljes në skenë të UÇPMB-së dhe homazhe tek dëshmorët

145
SHPËRNDAJE

Sot shënuam 20 vjetorin e daljes në skenë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc – UÇPMB -së deklaratën e së cilës e shpalosi udhëheqësi politik i ushtrisë, në luftë dhe në paqe, Jonuz Musliu, nën moton se e vetmja rrugë e nderit, është rruga e qëndresës dhe organizimit.

UÇPMB-ja është beteja për rezistencë, liri dhe çlirim nën organizimin e djemve dhe vajzave më të mirë dhe më atdhedashës të vendit tonë dhe mbarë trojeve kombëtare. Ideja dhe organizimi i tyre u kurorëzua me një ushtri të lavdishme e cila i dha fuqi të drejtave tona në vendin tonë, në atdheun tonë.

Nderuam dhe respektuam me kurora lulesh martirët Vëllezërit Isa dhe Shaip Saqipi që i paraprijnë daljes në skenë të ngjarjes më të lavdishme në histori të Kosovës Lindore.

Gjithashtu përkujtuam e nderuam edhe dëshmorët Eqremin, Shkëlzenin, Betimin, Artanin, Besimin dhe komandant LLESHIN të cilët flijuan më të shtrenjtën e tyre, për atdheun tonë.

Ideali dhe betimi i tyre nën flamur, do të jetë amaneti jonë që do ta trashëgojmë dhe reflektojmë ndër breza.

Lavdi dëshmorëve të atdheut,

Mirënjohje përjetë djemve e vajzave që iu bashkuan Ushtrisë sonë çlirimtare.

26 janar 2020

Bujanoc

-----