Ballina AKTUALE Shqiprim Musliu nderoj veprën e komandant Rokit (Foto)

Shqiprim Musliu nderoj veprën e komandant Rokit (Foto)

155
SHPËRNDAJE

Sot në 18 vjetorin e rënies heroike të komandant Rahim Beqiri (Roki) u bë homazhe tek lapidari i tij në fshatin Kopërnicë të komunës së Kamenicës, Kryetari i Lëvizjes për Progres Demokratik ishte i pranishëm duke vendosur edhe buqetë me lule tek lapidari i tij.

Tek varrezat e fshatit Kopërnicë është vendosur busti i komandant Rahim Beqiri (Roki), ku sot u shënua 18 vjetori i rënijes së tij heroike në malet e Tetovës, Rahim Beqiri ishte aktivë në luftrat e fundit të cilat u zhvilluan në trojet Shqiptare, duke u rradhitur për herë të parë si ushtarë i Ushtris Çlirimtare të Kosovës, pastaj UÇPMB-së dhe në fundë ra heroikisht si komandant i UÇK-së në tokat e ilirides, në Tetovë.

Sot përpos institucioneve politike lokale dhe atyre qëndrore në Republikën e Kosovës në përvjetorin e tij mori pjesë edhe Shqiprim Musliu kryetarë i Lëvizjes për Progres Demokratik, Musliu duke trashiguar traditën e babait të tij, Jonuz Musliu duke mos i harruar asnjëherë dëshmorët e kombit i cili ishte një ndër të vetëmit politikan i cili merrte pjesë vazhdimisht në përvjetorët e rënjes së dëshmorëve të shumtë në Luginë, Kosovë dhe tokat Shqiptare të Iliridës.

Shqiprim Musliu në profilin e tij në facebook ka shkruar “Pranë Bustit të burrit të madh shqiptar, pranë heroit ,pranë luftëtarit të shquar të tri luftërave të lavdishme, pranë Rahim Beqirit-Komandant Rokit.Sot është 18 vjetori i rënijes së Komandant Rokit.I bekuar që të njoha, i bekuar ky vend që të pati. “/BujanociNet/