Ballina AKTUALE Shqiprim Musliu ka uruar të gjithë Muslimanët për fillimin e muajit të...

Shqiprim Musliu ka uruar të gjithë Muslimanët për fillimin e muajit të Ramazanit

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Zv.kryetari i komunës të Bujanocit, Shqiprim Musliu, në profilin e tij në facebook ka uruar të gjithë Muslimanët për muajin e shenjēt të Ramazanit.

Musliu ka shkruar: Tashmë jemi në minutat e para të natës së Ramazanit e nesër po fillon dita e parë e agjërimit, ku objektiv primar i muajit të Ramazanit është shpërfaqja e devocionit.

Nëpërmjet agjërimit, vetmohimit, sakrificës e regjimit për një muaj rrjesht, synohet të arrihet më sublimja, dashuria dhe devotshmëria ndaj Zotit.

Shfrytëzojini këto ditë për reflektim ndaj vetes, familjes e shoqërisë, dhe në këtë formë të forcojmë më shumë lidhjet tona, e t’ia çmojmë më shumë jetën njëri-tjetrit.

I lutem Zotit të Madh, që këto ditë, të jenë ditë të bardha, e të mbushura me bekime, mëshirë e plotë dashuri.

Gjithë besimtarëve mysliman shqiptar i uroj muajin e bekuar të Ramazanit, duke u dëshiruar agjërim sa më të mbarë, të bereqetshëm, e me lutje të pranuara.

---- ----
-----