Ballina AKTUALE Shqiprim Arifi merr ftesë ta vizitoj Kongresin Amerikan në Washington DC (DOK)

Shqiprim Arifi merr ftesë ta vizitoj Kongresin Amerikan në Washington DC (DOK)

75
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka marr ftesë nga Kongresmeni z.Eliot Engel, që ta vizitoj Kongresin Amerikan në Washington DC.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari Arifi përmes një postimi në rrjetin social facebook, postimi i plotë:

Me ftesë të Kongresmenit, mikut të Shqiptarëve Z. Eliot Engel, njëherit edhe Kryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme, do ta vizitoj Kongresin Amerikan në Washington DC për t`a njoftuar z. Engel me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës si dhe do ti potencoj qëndrimet tona lidhur me zgjidhjen e çështjes së Shqiptarëve të kësaj ane për të drejtat individuale dhe kolektive.

Z. Engel do t`ia dërgoj falënderimet e të gjithë Shqiptarëve të Luginës së Preshevës për mbështjetjen e kahmotshme të Shtetit Amerikan si dhe stabilitetin afatgjatë në vendin tonë.

Gjithashtu kenaqësi e veçant t`i takoj bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (New York, Philadelphia dhe Washington), për t`i falenderuar personalisht për kontributin dhe angazhimin e tyre të vazhdueshëm në të gjitha proceset të cilat ka kaluar Lugina e Preshevës.

---- ----
----
----- ----
-----