Ballina Sport Shqipëria tenton lojtarin që po shkëlqen në Bundesligë, 23-vjeçari refuzon

Shqipëria tenton lojtarin që po shkëlqen në Bundesligë, 23-vjeçari refuzon

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Elvis Rexhbecaj është një nga lojtarët më të talentuar shqiptarë. 23-vjeçari aktivizohet me Koln në Bundesligën gjermane dhe deri tani po zhvillon një sezon fantastik.

7 gola mes kampionatit dhe Kupës së Gjermanisë, dhe 3 asiste të dhuruara për shokët e skuadrës. Mesfushori i lindur në Prizren, është tentuar nga kombëtarja shqiptare.

Indeksionline raporton se Hamdi Salihi, një nga ndihmësit e Edi Rejës te kuqezinjtë, i ka dërguar një mesazh Rexhbecajt për të zgjedhur Shqipërinë dhe ka kërkuar një takim me të dhe familjen e tij.

Për fat të keq, lojtari ka refuzuar të veshë fanellën e kombëtares shqiptare. Për shërbimet e tij interesohet edhe Kosova, teksa Rexhbecaj nuk ka vendosur akoma rreth së ardhmes. /abcnews.al

The post Shqipëria tenton lojtarin që po shkëlqen në Bundesligë, 23-vjeçari refuzon appeared first on Abc News.

---- ----
-----