Ballina Lajme nacionale “Shqipëria të mbyllë ambasadën e Iranit”, rezoluta me 224 firma në Kongresin...

“Shqipëria të mbyllë ambasadën e Iranit”, rezoluta me 224 firma në Kongresin amerikan

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Të mërkurën, më 17 qershor 2020, anëtarët e Kongresit amerikan shpallën në një konferencë online se një Rezolutë dypartiake në mbështetje të kërkesës së popullit iranian për themelimin e një Republike demokratike dhe laike është sponsorizuar dhe mbështetur nga shumica e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

Në Rezolutën 374, shumica e Kongresit Amerikan përmend faktin që “më 5 korrik 2018, “Dy operativë iranianë u arrestuan për terrorizëm nga autoritetet shqiptare, ”për një komplot me bombë kundër grumbullimit të mijëra anëtarëve të opozitës iraniane në Tiranë me rastin e Vitit të Ri pers në mars 2018”, dhe se “dëbimi i Ambasadorit Iranian nga Qeveria e Shqipërisë është një hap pozitiv dhe i rëndësishëm, i cili përçon mesazhin e duhur se asnjë ambasadë iraniane nuk duhet të përdoret për komplote terrori dhe për kryerjen e veprimtarive të spiunazhit kundër disidentëve”.

Brad Sherman, anëtar i lartë i Komitetit të Punëve të Jashtme në Kongresin Amerikan dhe bashkë-sponsorizues i rezolutës, tha në këtë konferencë: “Kam udhëhequr përpjekjet e kongresit për t’i mbrojtur anëtarët e opozitës iraniane jashtë Iranit. Në 2018-ën i shkrova një letër kryeministrit shqiptar ku e nxisja për t’i mbrojtur disidentët iranianë që jetojnë në Shqipëri.”

Kjo rezolutë (Res. 374) është propozuar nga 39 anëtarë nga të dyja partitë e Kongresit dhe është nënshkruar nga 221 anëtarë, duke përfshirë 123 kryetarë e anëtarë të lartë komitetesh e nën-komitetesh.

Rezoluta thekson se: “Në dhjetor 2018, Qeveria e Shqipërisë dëboi Ambasadorin e Iranit, Gholamhossein Mohammadnia, dhe drejtorin e stacionit të MOIS në Shqipëri, Mostafa Roudaki, për planifikim të veprimtarive terroriste kundër disidentëve iranianë dhe anëtarëve të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Nënshkruesit e kësaj rezolute përfshijnë Greg Pence nga Komiteti i Punëve të Jashtme (vëllai i zëvendës-presidentit amerikan), Znj. Liz Cheney (vajza e Dick Cheney, zëvendës-president i Administratës Bush), Tim Ryan, kandidat për kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve, John Ratcliffe, kandidat për drejtor i Inteligjencës Kombëtare të SHBA, Lee Zeldin, politikëbërës për Iranin në Kongresin Amerikan, dhe Steve Cohen, Al Green e Brad Sherman e kanë mbështetur gjithashtu rezolutën.

Rezoluta, e cila ka mbështetjen e 221 ligjvënës amerikanë, ofron mbështetje për planin 10-pikësh të drejtuesit të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), Maryam Rajavi për një Iran të ardhshëm – përfshirë një të drejtë universale për të votuar, ekonominë e tregut dhe një Iran jo-bërthamor . McClintock, siç raporton Fox News i shkruajti Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo këtë javë duke kërkuar që marrë në konsideratë këtë rezolutës.

Rezoluta 374, e nënshkruar nga një shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA, ka këtë përmbajtje

1- “dënon sulmet iraniane të sponsorizuara nga shteti në të shkuarën dhe në të tashmen kundër qytetarëve dhe zyrtarëve të Shteteve të Bashkuara, si dhe kundër disidentëve iranianë, duke përfshirë komplotin terrorist të regjimit iranian kundër tubimit ‘Irani i Lirë 2018 – Alternativa’ në Paris.”

2- “U bën thirrje agjencive përkatëse të Shteteve të Bashkuara për të punuar me aleatët europianë, duke përfshirë ata në Ballkan, ku Irani e ka zgjeruar praninë e tij, për ta mbajtur përgjegjës Iranin për shkeljen e privilegjeve diplomatike, dhe për t’u bërë thirrje kombeve që t’i parandalojnë veprimtaritë malinje të misioneve diplomatike të regjimit iranian, me qëllimin për t’i mbyllur ato, duke përfshirë ambasadën iraniane në Shqipëri.”

3- “I qëndron përkrah popullit të Iranit i cili vazhdon të zhvillojë protesta legjitime dhe paqësore kundër një regjimi shtypës e të korruptuar.”

4- “Njeh të drejtat e popullit iranian dhe betejën e tij për të themeluar një republikë demokratike, laike dhe jo-bërthamore në Iran.

---- ----
----
-----
-----