Ballina Lajme nacionale Shqipëria solidarizohet me Kosovën, nuk merr pjesë në Samitin e Sarajevës

Shqipëria solidarizohet me Kosovën, nuk merr pjesë në Samitin e Sarajevës

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

As Shqipëria nuk do të marrë pjesë në Samitin e Sarajevës.

Duke nisur nga dita e sotme 8 korrik, në Sarajevë do të mbahet samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEEPC) organizuar nga Bosnje Hercegovina.

Kosova nuk është respektuar si shtet i barabartë, dhe për këtë arsye nuk ka marrë pjesë.

Për tu solidarizuar me Kosovën, Samitit i ka thënë JO edhe Shqipëria.

Burime diplomatike të Indeksonline bëjnë të ditur se kryeministri Edi Rama dhe ministri i punëve të jashtme, Gent Cakaj kanë refuzuar pjesëmarrjen për shkak të Kosovës.

Samiti do të mbahet pa prezencë shqiptare dhe nuk pritet të ketë rëndësinë e madhe për shkak të kësaj mungese.

---- ----
-----