Ballina AKTUALE Shqipëria premton 10 mijë euro për shkollën e Konçulit

Shqipëria premton 10 mijë euro për shkollën e Konçulit

98
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Sot në ambientet e Minitrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, zhvilluam një takim me ministren e jashtme të Kosovës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla dhe ministrin e jashtëm të Shqipërisë z. Gent Cakaj.

Me këtë rast, ministri Gent Cakaj, rekomandoi Ambasadën e Shqipërisë në Kosovë që të ndajë një shumë prej 10 mijë eurosh për të ndihmuar në rinovimin e shkollës fillore “Sami Frashëri” në Konçul të Bujanocit, njoftoi zv.kryetari i komunës të Bujanocit Shqiperim Musliu.

Kjo, në vazhdimësinë e mbështetjes që Shqipëria dhe ministri Cakaj po i bëjnë Luginës së Preshevës.

---- ----
----
-----
-----