Ballina Sport Shqiperia pa trajner pas humbjes me Francen, Reja: Me mbaroi kontrata

Shqiperia pa trajner pas humbjes me Francen, Reja: Me mbaroi kontrata

19
SHPËRNDAJE

Kombetarja e Shqipërise është zyrtarisht pa trajner. Pas ndeshjes së djeshme me Francen, që ishte e fundit e eliminatoreve dhe u mbyll me humbje përballë Francës në stadiumin e ri, kuqezinjtë duhet të mendojnë për të ardhmen. Italiani, Edi Reja që udhëhoqi ekipin pa sukses në këto eliminatore për t’u kualifikuar deklaroi mbrëmë se dëshira është për të qëndruar dhe drejtuar kombëtaren shqiptare.

“Kundër Andorrës e thamë që ishte ndeshje shumë e dobët dhe fakti që çështja e Europës ishte mbyllur dhe nuk flitej për pikë na bëri të humbnim vëmendje dhe doli e dobët. Me kampionët e botës bëmë lojë të mirë. Kemi bërë mirë dhe me lojtarë të rinj. Doja ta mbyllnim më mirë por nuk ia dolëm dhe më vjen keq.

Me pak më shumë fat mund të merrnim pikë me Turqinë, Islandën. Me Andorrën do të merrnim rezultat pozitiv por kjo skuadër më ka dhënë tërheqje dhe kemi pasur rritje. Kjo është shumë e rëndësishme. Do të flas me presidentin për të ardhmen time pasi kontrata ime përfundon. Kemi bërë një punë të mirë dhe më ka pëlqyer. Do të doja të vazhdoja me kombëtaren shqiptare” përfundoi tekniku italian.

The post Shqiperia pa trajner pas humbjes me Francen, Reja: Me mbaroi kontrata appeared first on lajmi fundit – lajmi i fundit.