Ballina Lajme nacionale Shqipëria në këmbë për Klodianin, qirinje thirrje për drejtësi

Shqipëria në këmbë për Klodianin, qirinje thirrje për drejtësi

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Derisa në Tiranë vazhdonte grumbullimi për protestën e tretë radhazi për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia, marshime proteste sot u mbajtën në të gjithë Shqipërinë.

Në Lezhë vrasja e 25-vjeçarit mblodhi sërish në proteste këtë të premte një grup të rinjsh. Ata u grumbulluan rreth ores 17:00 në qender të qytetit pranë obeliskut të Besëlidhjes dhe me pas marshuan përgjatë rruges “Luigj Gurakuqi” dhe u ndaluan para Komisariatit të Policisë.

Me thirrje “Rama Ik” dhe “Drejtësi për Klodianin” të rinjtë qëndruan për disa minuta para ambjenteve të policisë, duke hedhur dhe shashka në drejtim të bluve dhe godinës së policisë. Për shpërndarjen e të rinjve ndërhynë disa oficerë civilë të policisë, duke bërë që protesta të mbyllet pas rreth 40 minutash.

Edhe në Fier me dhjetëra të rinj të organizuar nisën marshimin me qirinj në duar. Në marshim u pa dhe ish-deputeti demokrat Luan Baçi. Marshimi u ndal te Prefektura.

Në Pogradec me dhjetëra të rinj të tjerë e nisën marshimin nga Bashkia në drejtim të komisariatit me thirrjet “Hiqni kapelet”. Pati një komunikim në shefit të komisariatit të Pogradecit, Artur Hebaj, me protestuesit, i cili u bëri thirrje të qëndrojnë larg akteve të dhunës.

Edhe në Durrës një grup të rinjsh u mblodhën në sheshin qëndror.

Në Elbasan gjithashtu një grup të rinjsh ndezën qirinj në nder të kujtimit të 25 vjeçarit të vrarë./oranews

The post Shqipëria në këmbë për Klodianin, qirinje thirrje për drejtësi appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----