Ballina Teknologji Shqipëria mes 10 shteteve me internetin më të shpejtë në celular

Shqipëria mes 10 shteteve me internetin më të shpejtë në celular

10
SHPËRNDAJE

Vodafone Albania është renditur në vend të 8-të në botë, për shpejtësinë e internetit në celular.  Kjo arritje e pozicionon Shqipërinë mes 10 rrjeteve  më të shpejtë në të gjithë botën.

Renditja u publikua nga Forbes Middle East, bazuar në rezultatet e testimeve nga Speedtest by Ookla, ku në vend të parë për shpejtësinë e rrjetit celular spikat operatori Etisalat në Emiratet e Bashkuara Arabe, i ndjekur nga SK Telecom në Korenë e Jugut dhe Ooredoo në Katar.

Ky pozicionim është një sukses për tregun e komunikimeve elektronike në Shqipëri, në një kohë kur digjitalizimi dhe zhvillimi i rrjeteve digjitale është prioritet i axhendës së Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Vetëm pak ditë më parë, Shqipëria priti Samitin e tretë të Ballkanit Perëndimor për këtë vit, ku qeveritë e Rajonit, Bashkimit Europian, përfaqësues nga agjencitë e sektorit publik dhe sipërmarrës privatë, shkëmbyen eksperienca dhe morën angazhime, për të çuar përpara digjitalizimin, si faktor kyc i krijimit të një të ardhmë të qedrueshme ekonomike për rajonin.

-----