Ballina LifeBizare Shqipëria ka 500 mijë automjete, këto tre lloje janë më të përdorura

Shqipëria ka 500 mijë automjete, këto tre lloje janë më të përdorura

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mercedes Benz, makina më e përdorur në fillim të viteve ’90 për shkak të fortësisë së saj në rrugët e shkatërruara vendase, mbetet ende automjeti më e preferuar në Shqipëri, me gati një të tretën e mjeteve në vend që mbajnë këtë markë. INSTAT ka publikuar për herë të parë botimin “Karakteristikat e mjeteve rrugore”, ku jepet informacion mbi numrin e mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të mjeteve rrugore. Të dhënat i referohen vitit 2019.

Mjetet rrugore sipas llojit që zënë përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore rezultojnë “Autoveturat” (79,5 %), “Automjetet për transport të përzier” (7,1 %) dhe “Motomjetet” (6,0 %).

Sipas këtyre të dhënave Numri gjithsej i autoveturave rezulton 499.779. Ndër markat kryesore të autoveturave që qarkullojnë në vend, dominojnë Mercedez Benz (30,7%), e ndjekur nga Volksëagen (16,6%) dhe Ford (10,0 %).

Në Shqipëri dominojnë automjetet e vjetra.

Autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2011-2019, zënë 7,4 % ndaj numrit gjithsej të autoveturave të regjistruara në vend, autoveturat e prodhuara gjatë periudhës kohore 2000-2010 zënë 64,4 % dhe autoveturat e prodhuara para vitit 2000, përbëjnë 28,2 %.

Sipas detajimit të markave, markat më të përhapura të autoveturave, të prodhuara gjatë periudhës 2011-2019, janë “Mercedez Benz” (19,1 %), “Volksëagen” (14,1 %), Ford (7,7 %) dhe Audi (7,1%).

Referuar periudhës së prodhimit 2000-2010, markat më të përhapura janë “Mercedez Benz” (37,0 %), “Volksëagen” (16,5 %), “Ford” (11,3 %) dhe “Opel” (5,9%).

Për autoveturat e prodhuara para vitit 2000, markat më të përhapura rezultojnë “Mercedez Benz” (42,1 %), “Volksëagen” (17,5 %), “Ford” (7,6 %) dhe “Opel” (5,8 %).

Vihet re se tre janë markat të cilat janë në përdorim në vendin tonë, sipas periudhës së prodhimit deri në vitin 2019: “Mercedez Benz”, “Volksëagen” dhe “Ford”.

Kryesojnë automjetet me naftë

Numri më i madh i autoveturave që qarkullojnë në vendin tonë përdorin lëndën djegëse “Naftë” (73,3 %), ndjekur nga autoveturat që përdorin lëndën djegëse “Benzinë” (19,4 %) dhe mjeteve që përdorin lëndë djegëse të kombinuar “Benzinë dhe Gaz” (7,1 %).

Vetëm 0,2 % e mjeteve përdorin lëndë djegëse si “Naftë, “Benzinë” ose “Gaz” të kombinuara me “Energjinë Elektrike”.

Autovetura sipas Vëllimit të motorrit

Sipas vëllimit të motorrit, numri më i lartë i autoveturave ka një fuqi motorike deri në 2000 centimetra në kub duke zënë 66,8 %, të ndjekura nga autoveturat me vëllim 2001-3000 centimetra në kub me 30,6 % dhe autoveturat që kanë vëllim motorik më të madh se 3000 centimetra në kub me 2,6 %.


Zyrtare: Shqipëria nis vaksinimin në janar ndërsa Maqedonia në shkurt


Kryeministri Edi Rama, ka njoftuar se parimisht është arritur marrëveshja me kompaninë e vaksinës kundër kovidit, Pfizer, për të nisur Read more


Gent Cakaj jep dorëheqje, Olta Xhaçka ministre e re


Gent Cakaj, ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, i ka ofruar kryeministrit, Edi Read more

The post Shqipëria ka 500 mijë automjete, këto tre lloje janë më të përdorura appeared first on ShqipMedia.

Postimi Shqipëria ka 500 mijë automjete, këto tre lloje janë më të përdorura u shfaq së pari te LAJME.mk.

---- ---- ----
-----