Ballina Sport Shqipëria e mund Moldavinë, mban gjallë shpresat për kualifikim (Video)

Shqipëria e mund Moldavinë, mban gjallë shpresat për kualifikim (Video)

17
SHPËRNDAJE

Kombëtarja shqiptare e ka mposhtur Moldavinë 2:0 në ndeshjen kualifikuese të Evropianit 2020

Kombëtarja shqiptare ka shënuar fitore ndaj Moldavisë, në ndeshjen eliminatore të Evropianit 2020, shkruan Gazeta Express.

Kuqezinjtë e kanë mposhtur ekipin moldav me rezultat 2:0, në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë është mbyllur pa gola, kurse ekipi i Edy Rejas i ka gjetur golat e fitores në atë të dytë.

Ishte Sokol Cikalleshi ai që shënoi në minutën e 66-të pasi e mori një top nga Odise Roshi.

Kurse, Ylber Ramadani e shënoi golin e dytë në minutat shtesë të takimit.

Kjo ishte fitorja e dytë e Shqipërisë në Grupin H krahas dy humbjeve.

Falë kësaj fitoreje, Shqipëria i mban gjallë shpresat për kualifikim në Euro 2020.

Kuqezinjtë gjenden në pozitën e katërt në tabelë me 6 pikë të grumbulluara, tri më pak se liderët, Franca, Turqia e Islanda, nga e cila humbën javën që shkoi. /Gazeta Express/