Ballina Sport Shqipëri-Moldavi/ Reja tregon formacionin, tani kemi një skuadër të vërtetë

Shqipëri-Moldavi/ Reja tregon formacionin, tani kemi një skuadër të vërtetë

30
SHPËRNDAJE

Trajneri i kombëtares, Edy Reja, është paraqitur sot para gazetarëve për të folur në prag të sfidës kundër Moldavisë e cila pritet të zhvillohet të martën në mbrëmje në Elbasan, që shënon edhe debutimin shtëpiak të trajnerit italian.

Sa i përketë formacionit në ndeshjen e radhës Reja ka treguar se: “Kemi Uzunin, Sadikun që janë gati, edhe në mesfushë kemi alternativa të freskëta dhe mund të bëj një ndryshim. Në prapavijë e shumta një ndryshim do bëj, sepse luajtëm mirë. Në sulm mund të luajmë me Uzuni e Sadiku, ose Uzuni dhe një nga sulmuesit që luajti në Islandë, por Sadiku e njeh mirë portën dhe di të shënojë”.

Ndërkohë trajneri ka folur dhe për ndryshimet e paralajmëruara: “Është ende herët për të vendosur. Do të shoh formën fizike, dikush mund të pushojë, sepse i kemi rolet të dubluara dhe vetëm ata që janë në 100% do të luajnë. E kam një ide, por të shohim, duhen edhe 24 orë deri në momentin e ndeshjes. Mund të bëj ndryshime, 3-4 e shumta, në mesfushë dhe në sulm mund të pushojnë disa lojtarë, sepse lojtarët u lodhën shumë duke sulmuar e mbrojtur”

Sa i përketë kundërshtarit të së martës Reja u shpreh: “Të gjithë rivalët janë të frikshëm, nuk ka rivalë të lehtë, nuk mund të luajmë me idenë që jemi superiorë, duhet ta tregojmë në fushë a jemi superiorë. Në Islandë pashë një Shqipëri me personalitet, që e sulmoi kundërshtarin. Pres të njëjtën paraqitje edhe ndaj Moldavisë, me respekt dhe pa frikë për askënd. Në futboll gjithçka mund të ndodhë, por nëse luajmë mirë, mund t’i kthejmë episodet në favorin tonë”.

The post Shqipëri-Moldavi/ Reja tregon formacionin, tani kemi një skuadër të vërtetë appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----