Ballina Lajme nacionale Shqetësuese në Mitrovicë, infektohen nga COVID-19 fëmijët e moshave 1,2 dhe 3...

Shqetësuese në Mitrovicë, infektohen nga COVID-19 fëmijët e moshave 1,2 dhe 3 vjeç

29
SHPËRNDAJE

Në Mitrovicë janë infektuar 3 fëmijë me COVID-19, të moshave 1,2 dhe 3 vjeç.

Nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, u shpreh i shqetësuar për këtë fakt.

Përmes një postimi në Facebook, infektimin e fëmijëve e ka cilësuar si dështim të të rriturve.

“Mbrëmë kemi pasur 2 raste të reja që kanë rezultuar pozitivë në testin ndaj virusit COVID-19. Bëhet fjalë për raste kontakti që fatmirësisht janë shënjestruar shpejtë pa lënë mundësi të përhapjes së mëtutjeshme dhe tanimë janë në vetizolim. Në anën tjetër po na shfaqet një fakt tepër shqetësues. Pozitiv në testim po dalin fëmijët 2 – 3 vjeç. Ata nuk po dalin jashtë, ku munden me u infektu? Fatkeqësisht këtu po dështojmë ne të rriturit. Në vend se t’i mbrojmë familjet dhe të dashurit tonë, ne vetëm që t’i përmbushim disa teke tona të pakuptimta e duke mos i marrë parasysh rekomandimet e IKSHPK-së për bartjen e maskave e dorëzave dhe ruajtjen distancës, i rrezikojmë seriozisht”, ka shkruar ai.

Mujka ka bërë thirrje që prindërit të kenë kujdes që fëmijët të mos i ekspozohen rrezikut.

-----