
Te Fiorentina situata është mjaft shqetësuese, pas testit për COVID-19 të kryer. Kjo sepse gjashtë futbollistë rezultuan pozitivë. Pas tre futbollistëve si Cutrone, Vlahovic e Pezzella, që u prekën fillimisht, të tjerë pjesëtarë të klubit kanë rezultuar pozitivë së fundi.
Ditën e sotme kryen ekzaminimet disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit të klubit vjollcë, sipas protokollit të sigurisë për rinisjen e stërvitjes dhe plot 6 prej tyre, tre prej të cilëve futbollistë, rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit.
Lajmi u dha nga vetë klubi i Fiorentinës, që në komunikatë njoftoi se të gjithë të prekurit i janë nënshtruar menjëherë karantinës , ku do të qëndrojnë për dy javë, për të shmangur infektimin e pjesëtarëve të tjerë të klubit.
Ndërkohë në Itali po diskutohet për datën e rinisjes së futbollit dhe sigurisht infektimi i lojtarëve sjell një tjetër pengesë.