Ballina Lajme Bota/Rajoni Shpikja nga Kina/ Helmetat e stilit Robokop që dallojnë të prekurit me...

Shpikja nga Kina/ Helmetat e stilit Robokop që dallojnë të prekurit me koronavirus

17
SHPËRNDAJE

Policët kinezë janë pajisur me helmeta të stilit “Robokop”, ku ndodhen kamera inteligjente, të cilat mund të dallojnë njerëzit që mund të jenë infektuar me koronavirus.

Këto kamera mjaft të përparuara teknologjikisht, janë përdorur në disa qytete kineze, si Shangai, Çengdu dhe Shenzhen.

Kamerat mund të masin temperaturën e një personi në një rreze 5 metra dhe nëse arrijnë që të kapin një individ me temperaturë, e sinjalizojnë mbajtësin.

Kur temperatura është mbi 37.3 gradë celsius, atëherë jepet alarmi.

Një ekran i vogël u tregon mbajtësve, personat të cilët kanë temperaturë dhe mund të jenë majtës të koronavirusit.