
Polici, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme nga një shpërthim me eksploziv gjatë një aksioni Policie në fshatin Zhur të Prizrenit , është Sami Thaçi, nga Shkarashniku i Malishevës.
Policia bën me dije se në këtë ngjarje janë plagosur edhe dy policë të tjerë dhe një fëmijë 12 vjeçar.
“Mund të konfirmojmë se sot 28.01.2020 në orët e mbrëmjes gjatë një operacioni policor në fshatin Zhur të Prizrenit, dyshohet se ka ndodhur një shpërthim ku si pasojë e këtij shpërthimi ende të pa identifikuar kanë pësuar lëndime tre zyrtarë policorë dhe një qytetar. Si pasojë e plagëve të pësuara dyshohet se njëri nga zyrtarët policor të ketë ndërruar jetë’, ka thënë Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj. Ende nuk dihen shumë rrethana për këtë ngjarje.
Polici Sami Thaçi i cili u vra mbrëmë gjatë bastisjes së një aksioni anti Drogë në Zhurë të Prizrenit, ishte një nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku në moshën 16 vjeçare ishte pjesë e grupeve çlirimtare që morën pjesë në rrugë për Shqipëri, për tu armatosur kundër pushtuesit serb.