Ballina Lajme nacionale Shpërthime të fuqishme në zonën e Metalurgjikut në Elbasanit, çfarë dyshohet

Shpërthime të fuqishme në zonën e Metalurgjikut në Elbasanit, çfarë dyshohet

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Shpërthime të fuqishme në zonën e Metalurgjikut në Elbasanit, çfarë dyshohet

Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur pranë ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan. Ende nuk dihen shkaqet apo dëmet e shkaktuara nga shpërthimi.

Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarrfikëset dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.

Burime zyrtare të ABC brenda kompanisë bëjnë të ditur se nuk ka të lënduar si pasojë e shpërthimit. Kjo pasi punonjësit kanë qenë të veshur me rroba speciale.

Po ashtu, mësohet se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa shkak ka qenë një bombul gazi që ka qenë brenda sasive të mëdha të skrapit që do të përpunohej në këtë uzinë.

Ndërkohë, kompania ka ngritur një grup për të përcaktuar nëse janë shkelur apo jo rregullat teknike, ndërsa policia po kryen verifikime të tjera në lidhje me shpërthimin.

Shpërthime të fuqishme në zonën e Metalurgjikut në Elbasanit, çfarë dyshohet
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----