Ballina Lajme Bota/Rajoni Shpërthim i fuqishëm në Tiranë

Shpërthim i fuqishëm në Tiranë

15
SHPËRNDAJE

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Ramazan Bogdani”, në Tiranë.

Policia sqaron se një sasi e dyshuar lëndë plasëse ka shpërthyer në automjetin, në pronësi të shtetasit A. B.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për njerëz të lënduar, por vetëm për dëme materiale.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 07:45 në rrugën “Ramazan Bogdani” në automjetin në pronësi të shtetasit A. B dyshohet të ketë shpërthyer një sasi e dyshuar lëndë plasëse.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm disa dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.