Ballina Lajme nacionale ‘Shpërthen’ vëllai i Xhafer Tahirit i quan “prostituta politike” zyrtarët e LDK-së

‘Shpërthen’ vëllai i Xhafer Tahirit i quan “prostituta politike” zyrtarët e LDK-së

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Po vazhdojnë reagimet për zgjedhjen e Kryesisë së re të LDK-së.

Ahmet Tahiri, vëllai i Xhafer Tahirit, ka reaguar pasi që nuk është më pjesë e Kryesisë së LDK-së.

Kryetari i Vushtrrisë i cili është nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Xhafer Tahiri, më nuk është pjesë e Kryesisë së re të këtij subjekti politik.

Pas mbledhjes që dje e ka mbajtur Këshilli i LDK-së, ku janë zgjedhur anëtarët e rinj të Kryesisë, ka reaguar vëllai i Xhafer Tahirit, Ahmet Tahiri.

Ai përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, LDK-në e ka quajturë “prostitutë politike”.

Kryesia e re e LDK-së ka 33 anëtarë dhe ka këtë përbërje: Agim Veliu, Kujtim Shala, Lutfi Haziri, Vjosa Osmani, Gazmend Muhaxheri, Haki Rugova, Ismet Beqiri, Imri Ahmeti, Anton Quni, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti, Muharrem Svarqa, Sokol Haliti, Vlora Dumoshi, Lumir Abdixhiku, Valon Murtezaj, Skender Hyseni, Brikenda Kryeziu, Fadil Krasniqi, Rrezeartë Krasniqi, Arban Abrashi, Mirjeta Kalludra, Besian Mustafa, Florian Dushi, Selim Kryeziu, Doruntinë Maloku, Naser Osmani, Mybera Mustafa, Safet Kamberi, Lutfi Zharku, Lirije Kajtazi dhe Fidan Rekaliu.

Ja reagimi i plotë i Ahmet Tahiri:

Thonë se profesioni më i vjetër në botë pas prostitucionit është politika.

Se këto dy “zanate” kanë ngjashmëri, e dëshmojnë edhe zgjedhjet e fundit në kryesinë e LDK-së ku disa “prostituta politikë” i siguruan ulëset pikërisht shkaku se i kanë përvetësuar mirë të dy zanatet më të vjetra në botë.

Veçanërisht të parin,!.

---- ----
----
----- ----
-----