Ballina Sport “Shpërthen” Refik Halili: Mos më shani djalin, mua dhe gruaja më bërtet...

“Shpërthen” Refik Halili: Mos më shani djalin, mua dhe gruaja më bërtet pse nuk e ndihmon çunin. Hafizin e kam mbajtur me lekë, se kishte kredi

41
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Presidenti Halili ka vendosur të ndërhyjë pas intervistës së trajnerit Dede në “Gol pas Goli”.

Numri një i bardhebluve u shpreh se do të fliste pasi Dede të sqaronte largimin nga Tirana. Pas deklaratës së Dedes, presidenti Halili shpërtheu ndaj Astrit Hafizit.

“Pika e parë që do të thoja është që e falenderoj Nevil Dede për të vërtetën që tha. Çdo gjë është për të mirën e Tiranës dhe Dede u shpreh se largohet që Tirana të eci para.

Kemi qenë të kujdesshëm dhe kemi lënë trajnerin të punojë me atë kontigjent lojtarësh që ka. Ky klub nuk i merr askujt asnjë kafe dhe shumë lojtararë të akademisë i kemi në stol, por duhet edhe pak frymarrje që të arrijmë rezultate pozitive.

Nuk shqetësohem nga ato që thonë njerëzit pasi nuk kam bërë asnjë gabim. E kam treguar veten më shumë trajnera dhe jam treguar tolerant. Përsa i përket Hafizit ai ka larë kredinë dhe më ka ardhur te Vila Goldi dhe kemi ruajtur respektin.

Jam njeri tolerant dhe këtë e kam treguar me Mirel Josën, Starovën dhe jemi miq e vazhdojmë pasi kjo është punë. Rezulatet të detyrojnë të bësh edhe ndryshime e nëse do të flasim për Maganin apo tjetër, nuk e vura në dyshim.

E mora Ard Memën me gjithë qejf aty, as Egbos nuk i thashë asgjë për djalin tim. Në fillim vjen Tirana e pastaj gjërat e tjera.

Hafizi nuk mund të rrijë e ta përmend djalin tim dhe të shqetësoj familjen time. Hafizit i uroj që nipërit e tij të bëhen mbretërit  e botës, por Hafizini nuk mund të shkoj dot në Shkodër dhe të kalojë pasi e hedhin nga ura e Bunës dhe e njohin të gjithë se kush është ai.

Shpresoj që klubi të eci përpara. Nuk mund të flasin askush për djalin tim. Djali im është shembullor dhe nuk hiqet sikur është djali i presidentit.

Kërkoj që djali im të trajtohet njësoj si lojtarët e tjerë. Unë jam i vetmi që edhe bashkëshortja më ka thënë që të gjithë punojnë për fëmijet e vetë, ndërsa ti nuk bën mirë për fëmijët e tu.

Unë nuk e kam problem dhe ta marrim djalin tim përkrah meje, por nuk mund t’Ia heq pasionin e tij për të luajtur futboll.

Nuk është momenti për të folur për djalin tim dhe unë kryesore kam skuadrën. Unë e shikoj skuadrën time të kompletuar dhe me elemente shumë të mira. Kemi 6-7 lojtarë të ekipeve kombëtare dhe fondet tona do të shtohen dhe do të shërbejnë për skuadrën në vazhdim.

E di që skuadrën e kam të mirë dhe di që jam 7 pikë larg vendit të parë. Unë jam 7 pikë larg vendit dhe kështu e shikoj unë si Refik Halili”, tha ai.

---- ----
----
----- ----
-----