Ballina Sport Shpërthen Lineker: VAR-i qesharak, na nxiu jetën. Nuk ka më festë te...

Shpërthen Lineker: VAR-i qesharak, na nxiu jetën. Nuk ka më festë te goli

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral - -------
As VAR-i nuk po arrin t’i japë fund gabimeve në ndeshjet e futbollit. Mënyra e përdorimit të teknologjisë ka krijuar polemika të shumta, teksa Gary Lineker i bashkohet korit të atyre që janë totalisht kundër.

Ish-sulmuesi i njohur anglez nuk po e duron më fare teknologjinë, teksa kap një detaj të veçantë si ai i shënimit të golit. “Është e jashtëzakonshme sesa qesharak është bërë përdorimi i VAR-it.

Jo vetëm prej gabimeve të shumta, por edhe për faktin që na e ka shpifur jetën komplet. Gëzimi i festimit të një goli, ajo që e bën kaq të veçantë futbollin, është zbehur plotësisht“, shkruan në “Twitter” Gary Lineker. /abcnews.al

The post Shpërthen Lineker: VAR-i qesharak, na nxiu jetën. Nuk ka më festë te goli appeared first on Abc News.

---- ----
-----