Ballina Sport Shpërthen keq Mbappe, sherr me trajnerin pas zëvendësimit (FOTO-VIDEO)

Shpërthen keq Mbappe, sherr me trajnerin pas zëvendësimit (FOTO-VIDEO)

46
SHPËRNDAJE

Ylli i PSG, Kylian Mbappe është në formën e tij më të mirë, ndërsa PSG mori një fitore bindëse ndaj Montpellier me rezultatin 5:0, por jo çdo gjë ka shkuar si duhet. Dhe fajin e ka trajneri.

Kur të gjithë po festonin, Mbappe ka debatuar ashpër me trajnerin e PSG-së, Thomas Tuchel.

Ky episod ka vjedhur vëmendjen kryesore të mediave, pasi talentit francez nuk i pëlqeu zëvendësimi në minutën e 68’. Kjo e prishi atmsoferën e golave, ndërsa tekniku gjerman tentoi ta sqaronte për zëvendësimin. Ata kanë debatuar me tone të larta për 15 sekonda. Ishin pikërisht Nejmar, Mbappe dhe Mauro Ikardi shkëlqyen me golat e tyre, duke i dhënë 3 pikët PSG-së.

Ndërkohë mediat botërore kanë nisur aludimet. Sipas tyre, kjo ngjarje është një tregues se Mbappe do të shkojë te Real Madridi gjatë verës së ardhshme.

Prej kohësh, Mbappe është objektivi kryesor i merkatos së Real Madrid.

-----