Ballina Lajme nacionale Shpërthejnë dy granata dore në Prishtinë, policia jep detajet

Shpërthejnë dy granata dore në Prishtinë, policia jep detajet

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Policia e Kosovës ka bllokuar zonën rreth një hoteli , pasi dyshohet se në afërsi të tij  janë hedhur dy granata dore. Lajmin e ka konfirmuar për mediat  zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime. Informacionet e para flasin për shpërthimin e  dy mjeteve shpërthyese  të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale”, ka konfirmuar Borovci.

Policia është në kërkim të tre të dyshuarve, të cilët besohet të kenë hedhur granatat. Policia e Kosovës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe është duke e menaxhuar situatën.

“Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, u shpreh Borovci. /abcnews.al/

The post Shpërthejnë dy granata dore në Prishtinë, policia jep detajet appeared first on Abc News.

---- ----
-----