Ballina Lajme nacionale Shpërndante drogë, arrestohet 24 vjeçari

Shpërndante drogë, arrestohet 24 vjeçari

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Policia e Tiranës godet një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla, ndërsa ka vënë në pranga një 24-vjeçar me precedentë të mëparshëm penalë.

----

Gjatë aksionit të uniformave blu janë sekuestruar doza me lëndë narkotike kanabis dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Policia: “Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë policore se në Laprakë, një shtetas shpërndante lëndë narkotike, u godit një tjetër rast, duke vënë në pranga shtetasin:

•O. N., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit përreth ku ky shtetas u konstatua, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale”./oranews

The post Shpërndante drogë, arrestohet 24 vjeçari appeared first on RTV21.

----- ----