Ballina Lajme nacionale Shpend Ahmeti tregon pse dhe dorëheqje Ramush Haradinaj

Shpend Ahmeti tregon pse dhe dorëheqje Ramush Haradinaj

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shpend Ahmeti thotë se Haradinaj dha dorëheqje sepse nuk lëshoi pe.

Kryetari i Prishtinës dhe kreu i PSD’së ka mbajtur një fjalim në zyrtarizimin e kandidaturës së Ramush Haradinajt nga koalicioni AAK-PSD. Ai ka thënë se Haradinaj pikërisht për të mos lëshuar pe, dha edhe dorëheqje. Gjithashtu Ahmeti tha se përveç presionit nga jasht për të hequr taksën, presion kishim edhe nga brenda.

“Kur presion na bënë jo vetëm qarqet ndërkombëtare, presion na bënin edhe disa njerëz të Kosvoës”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti gjithashtu tha se dorëheqje e kryeministrit erdhi sepse nuk lëshoi pe.

“Ramushi dha dorëheqje për të mos lëshuar pe, por ne vërtetuam se për ta mbrojtur Kosovën duhet guxim”, është shprehur Ahmeti.

“Taksa 100%, e 100% nevojitet edhe guxim”, shtoi Ahmeti.

---- ----
----
----- ----
-----