Ballina Lajme nacionale Shpend Ahmeti tregon nëse do të shkojnë në koalicion parazgjedhor me AAK-në

Shpend Ahmeti tregon nëse do të shkojnë në koalicion parazgjedhor me AAK-në

8
SHPËRNDAJE

A do të nënshkruajë sot PSD-ja koalicionin parazgjedhor me AAK-në, përgjigjet Shpend Ahmeti.

Shpend Ahmeti i është përgjigjur pyetjes së gazetarit të Indeksonline nëse partia e tij do të nënshkruajë sot koalicion parazgjedhor me AAK-në, ashtu siç është raportuar së fundi në media.

Numri një i Prishtinës e ka pranuar se PSD-ja ka qëndrime të përafruara me AAK-në e Ramush Haradinajt.

“Po, ne kemi një përafrim qëndrimesh me AAK-në. Sot kemi mbledhje në parti, ashtu siç pritet të ketë AAK-ja dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë. Varësisht prej rrethanave, mund të ketë takim sot edhe me Haradinajn” ka thënë Ahmeti.

-----