Ballina Lajme nacionale Shpend Ahmeti pjesë e listës së PSD-së për deputetë, ja lista e...

Shpend Ahmeti pjesë e listës së PSD-së për deputetë, ja lista e plotë

29
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Partia Social Demokratike e ka gati listën e kandidatëve për deputet.

Në mesin e atyre që garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës është edhe kryetari i kësaj partie, Shpend Ahmeti.

Besa Baftiu, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Driton Çaushi, Frashër Krasniqi, Fisnik Ismajli, Visar Ymeri, Dukagjin Gorani e Shqipe Pantina po synojnë sërish pozitën e deputetit edhe për një mandat. Ata janë në mesin e 25 kandidatëve që kanë marrë besimin e Këshillit Drejtues të PSD-së për të kandiduar për deputetë.

Në bazë të listës, shihet se partia në krye me Shpend Ahmetin u ka dhënë hapësirë edhe prurjeve të reja.

Vetëm tri ditë pas aderimit në PSD, ish-ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka marrë besimin e Këshillit Drejtues që të kandidojë për këtë pozitë.

Garës për t’u bërë deputete do t’i hyjë edhe zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi.

---- ----
----
----- ----
-----