Ballina Lajme nacionale Shpend Ahmeti ‘krah për krah’ me Hashim Thaҫin

Shpend Ahmeti ‘krah për krah’ me Hashim Thaҫin

45
SHPËRNDAJE

Shpend Ahmeti është shfaqur pranë Presidentit Thaҫi.

Në shkurt të vitit 2016, Shpend Ahmeti kishte dalur në sheshet e Prishtinës për të kundërshtuar zgjedhjen e Hashim Thaçit president të Kosovës, por ai sot është parë së bashku me të, madje krahë për krahë.

Ahmeti atëherë ishte pjesë Vetëvendosjes dhe kishte mbështetur protestat e thirrura nga kjo parti politike. Ai e quante Thaçin figurë përçarëse dhe jo njeriun e duhur për postin e të parit të shtetit.

Ai kishte thënë se presidenti i vendit nuk do të duhej të zgjidhej kur ka aq shumë policë, për rreth. Por përkundër kësaj, Shpend Ahmeti tri vite pas shihet krah për krahu me Hashim Thaçin.

Ahmeti dhe Thaçi janë bërë bashkë në përurimin e objektit të ri të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë.

-----