Ballina Lajme nacionale Shpend Ahmeti harron që është në koalicion me AAK-në, thotë se krahu...

Shpend Ahmeti harron që është në koalicion me AAK-në, thotë se krahu i luftës duhet të shkojë në opozitë

25
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka folur për koalicionin me AAK-në duke cekur se koalicioni nuk nënkupton që janë shkrirë në AAK.

Tutje ai vlerëson se partitë që udhëheqen nga krahu i luftës duhet të shkojnë në opozitë.

Kjo deklaratë nuk do t’i pëlqej Ramush Haradinajt, pasi edhe partia e tij, AAK me të cilën Ahmeti ka bërë koalcion, konsiderohet si parti e dal nga krahu i luftës.

“Ne nuk jemi shkri në Aleancë, ne kemi bërë koalicion. Unë nuk e quaj koalicion të çdutshëm por koalicion komplementar. Ju kujtoj se në çdo qeveri të pasflutës nuk kemi pas asnjëherë ndonjë parti që nuk ka qenë e krahut të luftës. A do të thotë kjo që do t’I kemi përgjithmonë, jo. Po ndodh një tranzicion momentalisht”, ka thënë Ahmeti.

---- ----
----
----- ----
-----