Ballina Lajme nacionale Shpejtim Bulliqi kërkon nga Serbia që të lirojë dy qytetarët e Podujevës

Shpejtim Bulliqi kërkon nga Serbia që të lirojë dy qytetarët e Podujevës

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi sonte kërkoi nga Serbia që të lirojë dy qytetarët e Podujevës, të cilët janë ndaluar dje nga policia serbe.

Bulliqi veprimin e policisë serbe e quajti të papranueshëm.

“Arrestimi nga policia serbe i dy qytetarëve të komunës sonë gjatë ditës së shtunë, njëri prej tyre këshilltar në Kuvendin e Komunës së Podujevës, është një veprim i papranueshëm.”, shkroi Bulliqi në facebook.

Sipas të parit të Podujevës, qytetarët “janë arrestuar në rrethana të pasqaruara, derisa kishin dalë të ecnin brenda territorit të komunës sonë, përgjatë brezit kufitar.”

“Ndonëse, nuk kemi asnjë informatë nga shteti serb, as nga institucionet tona kompetente të sigurisë, duke dënuar aktin kërkoj nga shteti serb që t’i lirojë menjëherë dy qytetarët tanë, që po mbahen të ndaluar.”, shkroi tutje Bulliqi.

Dy qytetarë të Kosovës dje afër fshatit Mirovc-Merdar janë ndaluar nga policia serbe për shkak se dyshohet se kanë dalur në territorin e Serbisë. Lajmin për rtv21.tv sot më herët e konfirmoi zëdhënësi i policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili u shpreh se policia ka marrë informacione nga policia serbe se rasti është duke u trajtuar./21Media

The post Shpejtim Bulliqi kërkon nga Serbia që të lirojë dy qytetarët e Podujevës appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----