Ballina Sport Shorti/ Interi dhe Roma me rivale spanjolle, United me fat në fazën...

Shorti/ Interi dhe Roma me rivale spanjolle, United me fat në fazën e 1/8-ve të Ligës së Evropës

5
SHPËRNDAJE

Faza e 1/8-ve e Ligës së Evropës do të dhurojë dy përballje italo-spanjolle. Roma do të ketë një ndeshje të vështirë kundër Sevilla-s, ndërkohë që Interi do të luajë kundër Getafe-s. Në Nion të Zvicrës u përcaktuan 8 ndeshjet e kësaj faze.

Zikaltrit, që konsiderohen favoritë për ta fituar kompeticionin, duhet të kenë kujdes nga këtij kundërshtari, që në raundin paraardhës, atë të parin me eliminim direkt, nxori nga gara Ajaxin e Amsterdamit, gjysmëfinalistin e Champions-it në sezonin e kaluar.

Manchester United do të ketë një sfidë të lehtë në letër, me kundërshtar LASK Linzin e Austrisë.

Duelet me më shumë rivalitet konsiderohen Olympiacos (GRE) – Ëolves (ENG), apo Wolfsburg (GER) – Shakhtar Donetsk (UKR).

 

Çiftet e fazës së 1/8-ave:

1) Bashakshehir-Kopenhagen

2) Olimpiakos- Ulvs

3) Rejnxhers-Leverkuzen

4) Volfsburg-Shakhtar

5) Inter-Getafe

6) Sevija-Roma

7) Salcburg/ Frankfurt- Bazel

8) Junajtid- LASK