Ballina Sport Shorti i Europa League: Milanin e rivalizon Ajeti, Napoli i Hysajt në...

Shorti i Europa League: Milanin e rivalizon Ajeti, Napoli i Hysajt në grupin më të fortë

63
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Shorti i Europa League ka ofruar disa grupe mjaft interesante, sidomos ato ku përfshihen klube si Milani dhe Napoli.

Kuqezinjtë ndeshen me Celtic, Sparta Praga dhe Lille, kurse ekipi i Elseid Hysaj në grup ka Real Sociedad, AZ Alkmaar dhe kroatët e Rijeka.

Roma e Marash Kumbullës është në grupin A, kundër Young Boys që eliminoi Tiranën. Cluj dhe CSKA Soffia e Ali Soee do të vihen kundër skuadrës së Serie A.

Enea Mihaj me PAOK duhet të rivalizojë me PSV e Granada, kurse Lirim Kastrati i Dinamo Zagreb gjen rivalë si CSKA Moskva, Feyenoord dhe Wolfsberg.

Arsenali, Tottenham dhe Leicester kanë përballë rivalë të lehtë, ndërkohë që e njëjta gjë vlen edhe për spanjollët e Villareal, apo për gjermanët e Bayer Leverkusen.

REZULTATET E SHORTIT:
Grupi A: Roma, Young Boys, CFR Cluj, CSKA Soffia
Grupi B: Arsenal, Rapid Wien, Molde, Dundalk
Grupi C: Bayer Leverkusen, Sparta Praha, Hapoel Beer-Sheva, Nice
Grupi D: Benfica, Slavia Praha, Rangers, Lech Poznań
Grupi E: PSV Eindhoven, PAOK, Granada, Omonoia
Grupi F: Napoli, Real Sociedad, AZ Alkmaar, Rijeka
Grupi G: Braga, Leicester, AEK, Zorya Luhansk
Grupi H: Celtic, Sparta Praha, Milan, Lille
Grupi I: Villareal, Qarabag, Maccabi Tel Aviv, Sivaspo
Grupi J: Tottenham, Ludogorets, LASK, Royal Antwerp
Grupi K: CSKA Moskva, Dinamo Zagreb, Feyenoord, Wolfsberg
Grupi L: Gent, Crvena Zvezda, Hoffenheim, Liberec

 

---- ----
----
----- ----
-----