Ballina Lajme nacionale Shoqata e të Drejtave të Pacientëve: Sulmi ndaj infermierit i pa pranueshëm

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve: Sulmi ndaj infermierit i pa pranueshëm

10
SHPËRNDAJE

 

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë sot e dënoi sulmin e djeshëm me thikë ndaj infermierit në QKUK dhe e quajti akt qyqar dhe të pa pranueshëm.

Shoqata kërkoi nga organet e drejtësisë që sa më parë t’a vendosin drejtësinë në vend.

“Ne konsiderojmë se profesionistët dhe pacientët armik duhet të kenë sëmundjen e pacientit dhe jo njëri – tjetrin. Besimi në mes të palëve profesionist-pacient është kusht themelor për marrëdhënie të shëndoshë dhe trajtim të suksesshëm. Gjithashtu, ne si shoqatë kërkojmë që të pushojnë të gjitha shkaqet që profesionistin shëndetësor dhe pacientin e sjellin në situata konfliktuoze të cilat shpien në sulme verbale e fizike.”, u bë e ditur në komunikatë.

Situatat konfliktuoze, sipas shoqatës duhet parandaluar jo të trajtohen ato pasi të kenë ndodhur.

“Institucionet shëndetësor duhet të bëjnë më shumë përpjekje për të forcuar besimin në mes të palëve profesionist – pacient, si e vetmja rrugë për përmirësimin e marrëdhënieve në mes të tyre.  Një punëtor shëndetësor i sulmuar për ne do të thot një pacient më shumë dhe ne nuk dëshirojmë që që aleati ynë në luftën me sëmundjen të shëndrrohet në pacient, por profesionisti që na ndihmon në rikthimin e shëndetit dhe përparimin e tij.”, u bë e ditur më tutje në komunikatën e Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve./21Media

The post Shoqata e të Drejtave të Pacientëve: Sulmi ndaj infermierit i pa pranueshëm appeared first on RTV21.

-----