Ballina Sport SHOKUESE: Ndërron jetë Diego Armando Maradona

SHOKUESE: Ndërron jetë Diego Armando Maradona

75
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Mediat argjentinase kanë publikuar një lajm shokues.

Raportohet se Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë.

----

Lajmi bëhet me dije nga “Clarin”.

Maradona mbushi 60 vjeç vetëm pak javë më parë.

Por, ai pati problem shëndetësore dhe vetëm pak ditë më parë iu nënshtrua një operacioni të vështirë.

Diego Armando Maradona ka hyrë në histori, si futbollisti ndoshta më i mirë në gjithë historinë.

Prej vitesh bota është e ndarë, se kush ka qenë më i miri i të gjitha kohërave, ai apo Pele, ndërsa së fundmi me ta krahasohet edhe Lionel Messi.

Ai ka pasur një karrierë të lavdishme me Napolin dhe sidomos me Argjentinën.

Por, jeta personale e Maradonas ka qenë e shthurur, sidomos me abuzimin me lëndët narkotike.

Abuzim që duket se ka ndikuar në humbjen para kohe të jetës. (TemA)

----- ----