Ballina Lajme Bota/Rajoni Shokuese! Gjyshërit përdhunojnë dhe vrasin mbesën 6 vjeçare (FOTOT)

Shokuese! Gjyshërit përdhunojnë dhe vrasin mbesën 6 vjeçare (FOTOT)

52
SHPËRNDAJE

Një çift mizor gjyshërish janë akuzuar për përdhunimin dhe vrasjen me mbytje të mbesës së tyre gjashtë vjeçare gjatë izolimit të koronavirusit në Meksikë.

Incidenti besohet të ketë ndodhur në Chihuahua të provincës Real Carolinas, ku gjyshi dyshohet se ka abuzuar seksualisht gjashtë vjeçaren.

Vdekja e vajzës erdhi pasi gjyshërit, të identifikuar nga mediat si Miguel Angel Z e Guadalupe M kishin pranuar të kujdeseshin për të. Prindërit e saj besonin se vajza do të ishte më pak e rrezikuar nga COVID-19 në shtëpinë e gjyshërve, pasi ata duhet të punonin gjatë kohës së bllokadës.

Raportimet thanë se ata ishin kujdesur për 10 ditë para lajmit të vdekjes së saj. Mediat thanë se ata vetë kishin thirrur shërbimet e emergjencës duke thënë se ajo kishte ethe dhe simtoma të tjerë të lidhura me koronavirusin.

Rezultatet e testit të Covid-19 të viktimës nuk janë publikuar ende por autopsia bëri të ditur se ajo kishte vdekur nga mbytja, dhe kishte shenja abuzimesh seksuale.

Gjyshërit e saj do të dalin në gjyq me akuza përdhinimi e vrasjeje. Lajmi vjen disa ditë pasi një vajzë 13 vjeçare u përdhunua e u vra në Meksikë. Trupi i Ana Paola u gjet në shtëpinë e saj në Nogales, në veri të vendit.

-----