Ballina Lajme Bota/Rajoni Shokon miliarderja: Mund të kisha vdekur edhe unë në helikopterin e Kobe...

Shokon miliarderja: Mund të kisha vdekur edhe unë në helikopterin e Kobe Bryant (FOTO)

102
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

E vogla e familjes Kardashian-Jenner, ka zbuluar se edhe ajo kishte udhëtuar herë pas here me helikopterin që i mori jetën Kobe Bryant dhe vajzës së tij, ndaj kjo ngjarje tragjike mund t’i kishte ndodhur edhe asaj.

Teksa ka shprehur ngushëllimet dhe dhimbjen e thellë për 9 personat që humbën nga ky aksident tragjik, Kylie Jenner thotë se udhëtonte herë pas here me atë helikopter dhe pilotin që humbi jetën nga kjo ngjarje tragjike.

“U prehshi në paqe! Lutje për familjet e tyre! Akoma s’mund ta besoj këtë. Ishte helikopteri me të cilin fluturoja herë pas here, me atë pilot, Ara. Ishte një burrë i mirë. Mbajini të dashurit tuaj pranë!”, shkruan Kylie.

---- ----
----
-----
-----