Ballina Lajme Bota/Rajoni Shojgu: Paralajmërimi se Rusia dëshiron ta aneksojë Kazakistanin është një fantazi

Shojgu: Paralajmërimi se Rusia dëshiron ta aneksojë Kazakistanin është një fantazi

22
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Moskë, 17 mars – Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu e vlerësoi si “fantazi” paralajmërimin se Rusia gjoja dëshiron t’i bashkohet Kazakistanit.

Në një intervistë për Tengrinjuz, Shojgu thotë se në republikë “ka të atillë të cilët seriozisht mendojnë se Rusia dëshiron ta aneksojë Kazakistanin”.

“E dini, unë dëgjoj pyetje të tilla me durim, vetëm sepse jeni shumë i shkolluar, shumë i zgjuar dhe, nuk do ta fsheh, një person shumë simpatik që e njeh historinë shumë mirë dhe e kupton atë. Sidoqoftë, le të ndalojmë së fantazuari”, tha Shojgu në intervistë.

Sipas tij, “mund të ketë shumë diskutime, por ne (Rusia dhe Kazakistani) tani më një kohë të gjatë jemi të lidhur nga marrëdhëniet vëllazërore. Nuk ka absolutisht asnjë arsye për të ndarë diçka me njëri-tjetrin. Sepse e tërhoqëm vijën e demarkacionit në 1998”.

Vitin e kaluar, ministrat e mbrojtjes të Rusisë dhe Kazakistanit, Sergej Shojgu dhe Nurlan Ermekbaev, nënshkruan marrëveshje të rishikuar për bashkëpunim ushtarak.

The post Shojgu: Paralajmërimi se Rusia dëshiron ta aneksojë Kazakistanin është një fantazi appeared first on KOHA.

---- ----
-----