Ballina Lajme nacionale Shoferi që goditi për vdekje 5 vjeçarin është i mitur

Shoferi që goditi për vdekje 5 vjeçarin është i mitur

20
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Shoferi i cili të shtunën goditi për vdekje një fëmijë pesëvjeçar në Lubizhdë të Hasit është i mitur (17 vjeçar).

Sipas policisë së Kosovës i mituri është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar i cili derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën duke mos e përshtat shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës e kishte goditë femiun – viktimën mashkull kosovar i cili si pasoj kishte pësuar lëndime trupore dhe ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal në Prizren pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media

The post Shoferi që goditi për vdekje 5 vjeçarin është i mitur appeared first on RTV21.

---- ----
----
----- ----
-----