

Shkurte Fejza bëhet nostalgjike për rininë e saj.
Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza është bërë nostalgjike për rininë e saj. Këngëtarja ka përshëndetur ndjekësit dhe adhuruesit me një fotografi nga koha kur ishte e re.
“Përshëndetje miqësia ime”, ka shkruar Fejza në Instagram, shkruan rtv21.
Ndërkohë, me kalimin e viteve ajo ka ndryshuar shumë si në stil ashtu edhe pamje.
Duket qartë se Fejza kujdeset mjaft mirë për shëndetin dhe linjat e saja. Përkundër moshës, ajo gëzon një fizik për t’u komplimentuar.
Anash nuk e lë as profesionin. 1 muaj më parë, Shkurte Fejza ka publikuar këngën “Rrushja”, videoklipi i së cilës është klikuar rreth 290 mijë herë.