Ballina Lajme nacionale “Shkruani 4 fjalë në rilindisht”/Ish-kryebashkiaku i natës ka një këshillë për ata...

“Shkruani 4 fjalë në rilindisht”/Ish-kryebashkiaku i natës ka një këshillë për ata që do votojnë nesër

14
SHPËRNDAJE

Ish-kryebashkiaku i natës në Bashkinë e Tiranës, Briken Fejzullai, ka disa këshilla të hidhura për të gjithë ata që do të shkojnë të votojnë nesër. Fejzullai shkruan se të gjithë ata që duan të marrin pjesë në zgjedhje duhet të shkruajnë katër fjali në Rilindisht.

Shqipëria sot është në heshtje zgjedhore. Në bazë të Kodit Zgjedhor palët që marrin pjesë në zgjedhje janë të detyruara që të mos bëjnë deklarata. Por kjo se ka penguar Fejzullain të komentojë atë që po ndodh në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

‘Dy fjalë zemre, nga shpirti!

Keni 30 vjet, që i pasoni prona e pushtete njëri-tjetrit!
Të majtë, të djathë e të mesit (që anojnë gjithmonë, nga ndonjëri krah).
Keni 30 vjet që blini vota e deputetë, bashkë me shpirtra njerëzish.
30 vjet, që grabisni si të babëzitur… me arrogancën e kujt, ka blerë që në krye të herës drejtësinë e bashkë me të, edhe detyrimin për të paguar me burg përçudnimin dhe përdhunimin që i ka bërë këtij vendi.
I keni “sistemuar” gratë, burrat, fëmijët, të afërmit madje edhe dashnoret, në pozicionet më të mira të institucioneve shqiptare.

Keni blerë vota me “cash”, me thasë mielli, me karta telefoni e me xhinse.
TË GJITHË JU!
Kujtoni se nuk i dimë palaçolliqet që bëni, çdo herë kur vijnë zgjedhjet?!

Po si nuk mendoi kurrë dikush nga ju, për pleqërinë e prindërve tanë… për shkollat e fëmijëve tanë… për spitalet tona?!
Po në fund të fundit, përse të mendoni xhanëm?!
Pleqërinë, e keni “sistemuar” (me miliardat që vodhët).
Për të shkolluar; fëmijët, i çoni nëpër shkollat më të mira të botës (me miliardat që vodhët).
Për t’u kuruar; Turqi, Itali, Gjermani, Austri…(me miliardat që vodhët).

Por sot, po kaloni në komplet, tjetër nivel!

Jo se nuk janë blerë ndonjëherë media e “gazetarë”, por sot e bëni ditën për diell, haptaz e pa pikë turpi.
Jo se nuk janë blerë ndonjëherë “artistë”, por sot e bëni ditën për diell, haptaz e pa e skuqur surratin.
Jo se nuk janë “fiksuar” ndonjëherë tendera, por sot i jepni, përpara se t’i kërkojë kush, nën siglën që keni aq për zemër “PPP”.
Jo se nuk janë blerë ndonjëherë vota, por sot e bëni ditën për diell, pa e rruajtur trapin hiç.

Një Mbret i marrë dhe “puthadorët” e tij, që çojnë një vend të tërë, drejt abisit.
Ja ç’është Shqipëria sot!
Nuk ju mjaftojnë shpërdorimet e abuzimet e pafundme në miliona euro për tangërlliqet tuaja, por keni 6 muaj që vazhdoni e harxhoni paratë e një populli që po shkon drejt skamjes, nëpër fushata donkishoteske, duke “luftuar” të vetëm pa kundërsharë, me mullinjtë e erës.
Keni 6 muaj që keni krijuar një opozitë prej letre, ndërkohë që vazhdoni të organizoni mitingje me fjalë boshe duke u “kinse” kërkuar vota atyre, të cilëve ua keni marrë tashmë me detyrim; e bashkë me votat, edhe dinjitetin, duke i nxjerrë me dhunë si spektatorë në shoë-et e dala boje që organizoni, nëpër sheshet tuaja “koreano-veriore”.

S’keni lënë të dobët pa kërcënuar e pa i treguar dhëmbët, ndërkohë që ulni brekët e u përkuleni 90 gradë “ujqërve” të këtij vendi, të cilët vendosin de facto edhe kush, do jetë ministri i kujt ministrie.
S’keni lënë ambasador të huaj pa i trashur qafën me gjakun e shqiptarëve, për t’i përdorur më pas, si garantues demokracie në një vend ku diktatura tashmë po instalohet (Shpresa e vetme që kjo të mos ndodhë, është ambasadorja e re e USA, në Tiranë).

Ju është katandisur fushata, në projekte “KimJongUn-jane” 3D dhe në llogje pazari, barsaletash, thashethemesh, batutash bajate e falli filxhani, njësoj si ato llaxoret që natën e marrin në gojë, ndërsa ditën, marrin nëpër gojë.

E tallni trapin me këtë popull, mëngjes, drekë, darkë; e kështu nga fillimi… por nuk do të jetë e largët dita, kur t’ju zënë haqet e mallkimet e fukarenjve të cilët përbuzni krejt arrogancë e fodullizëm.
Personalisht, uroj me shpirt që të paguani ju, e jo fëmijët tuaj… se që do paguani, do paguani si Çeço. Përballë njerëzve apo përballë Zotit, sepse Karma nuk është kurvë.
Është drejtësi hyjnore!

Tani, për të mos u zgjatur se jemi edhe kështu, si biçim prag votimesh… një sugjerim kisha unë, për punonjësit jo militantë të administratës:
Meqenëse këta janë kaq bastardë, sa ju kërcënojnë me bukën e gojës nëse nuk votoni; kthejuani bastardllikun mbrapsht, duke shkruar qartë, të zezë mbi të bardhë mbi fletën e “zgjedhjeve” me TEK kandidat, katër fjalë, në “rilindisht”:
NA KENI ÇARË K*RIN!

 

 

 

-----