Ballina Arti Shkrimtari Agim Doçi mallëngjen me vargjet për Ljarjan: Po unë Rikard ku...

Shkrimtari Agim Doçi mallëngjen me vargjet për Ljarjan: Po unë Rikard ku t’i çoj lotët

21
SHPËRNDAJE

Poeti dhe autori i shumë këngëve, Agim Doçi, ka kujtuar mes lotësh por edhe me vargje Rikard Ljarjan, aktorin e madh të shuar një ditë më parë.

Pengu më i madh për Doçin është fakti se sot nuk mund t’i japë lamtumirën mikut të tij si pasojë e COVID 19. Por kjo situatë nuk e ka ndalur atë të thurë vargje e të na mallëngjejë të gjithëve.

“Kam jetuar në Shkodër 16 vjet, e pashlyer do mbetet për mua kur në Kukës erdhi si personazh jetësor për të përjetësuar një personazh të thjeshtë atë “Dedën” e famshëm. Ai ishte një nga rolet më të personalizuar dhe më të realizuar të Rikardit. Dhimbja më e madhe sot është që nuk shkojmë dot ta pëercjellim, t’i hedhim një dorë dhe atij shkodrani që me zemërgjerësinë e tij pati ndihmuar të bëhet aktor edhe një djalosh shkodran Frederik Ndoci. Kanë aktruar bashkë”, – tha ai.

Vargjet e thurura për të ishin: “Ne ishim shok Rikard i shtrenjtë, sa shpejt që ike o njeri, kujtesa jonë të ka të shenjtë tyyll i ndezur me dashuri. Do ikin vitet e do kujtohesh, simbol i gjallë në magjinë e filmit, do jesh tek ëngjëjt përkrah me shokët, po unë Rikard ku t’i coj lotët…”, recitoi mes lotësh Doçi.

-----