Ballina Lajme nacionale ‘Shkrimi i BILD i sponsorizuar nga opozita’, pse ndryshoi qëndrim PS pas...

‘Shkrimi i BILD i sponsorizuar nga opozita’, pse ndryshoi qëndrim PS pas bombës së përgjimeve

53
SHPËRNDAJE

Publikimi i një pjese të audio përgjimit të dosjes 339/1 që disponon prokuroria shqiptare nga gazeta gjermane BILD, ka krijuar një reaksion të madh sidomos mediatik në Tiranë.

Ky ishte shkrimi i dytë tronditës i BILD për Shqipërinë, ku u faktua blerja e votave nga eksponentë kriminalë për llogari të Vangjush Dakos në Durrës.

Por qeveria ka ndryshuar mendim për gazetën gjermane dhe gjithë beteja është ndaj prokurorit/ëve që nxorën përgjimet, ndërsa dje doli edhe një urdhër qesharak, ku thuhet se do dënohen me burg gazetarët që publikojnë dejate të reja nga dosja që është në hetim prej dy vitesh.

E pyetur nëse beson se gazeta gjermane Bild është përdorur politikisht nga opozita në Shqipëri, Blerina Gjylameti reagoi sot në Top Talk.

“Sa u përket çështjeve të mediave, që përdoren apo jo politikisht. Nuk mund të them për rastin Bild nëse është përdorur apo jo. Ajo që mund të them është se media të caktuara në Shqipëri, pa flirtuar informacionin dhe duke qenë se janë marrë duke publikuar me dashje, apo padashje për të nxirë imazhin e Shqipërisë, kjo gjë është vërtetuar”.

Çfarë tha Gjylameti më 15 maj, për shkrimin e parë të BILD?

Deputetja e PS Blerina Gjylameti në një deklaratë për mediat u shpreh se shkrimi i gazetës më të madhe gjermane “Bild” me titullin “Shqipëria udhëhiqet nga kriminelë dhe gangsterë” është i sponsorizuar nga  opozita e bashkuar.

Gjylameti tha se sulmet e PD dhe LSI edhe në gjuhë të huaj, vijnë për shkak se kjo opozitë nuk ka asnjë vizion për të tashmen.

“ Është e vërtetë, artikuj si ai i djeshmi në gazetën gjermane, i bëjnë dëm imazhit të vendit jashtë. Në Shqiperi askush nuk beson vërtetësinë e një artikulli ku deshmitarë janë një ish minister i opozitës dhe një gazetar i oborrit të opozitës. Fatkeqësisht, prej parave të pista, të ardhura nga vende të huaja (dhe kjo pistë është nën hetim serioz), përfaqësues të opozites duan thjesht dhe vetëm të botojnë në media ndërkombëtare baltën dhe shpifjen që recitojnë cdo ditë në Shqipëri.”– tha Gjylameti.

Gazeta SHQIP

-----