Ballina Sport “Shkoni t’u shërojë Ronaldo nga koronavirusi”, futbollisti i famshëm i la të...

“Shkoni t’u shërojë Ronaldo nga koronavirusi”, futbollisti i famshëm i la të gjithë pa fjalë me gjestin e tij (FOTO)

220
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pak ditë më parë në rrjet u bë menjëherë virale deklarata e një mjekeje nga Milano, Valery Cambiaghi, e cila kishte ankesa për pagat dhe vlerësimin e bluzave të bardha në Itali.

Madje gjatë kësaj periudhe ky Italia po kalon një periudhë të vështirë, ajo bëri edhe një paralelizëm mes mjekëve dhe futbollistëve.

Ajo shprehej se këta të fundit marrin 1 milion euro në muaj kurse mjekët vetëm 1,300 euro.

Valery Cambiaghi shkruante: “Thuajse iu jepni një milion euro në muaj futbollistëve dhe 1300 euro mjekëve e studiuesve shkencorë. Tani le të kujdeset Ronaldo për ty!”

Por mesa duket edhe futbollisti i famshëm ka vendosur që të jape kontributin e tij, për këtë situatë të krijuar nga koronavirusi.

Mediat e huaja shkruajnë se ylli i Juventus-it do të shndërrojë të gjitha hotelet e tij në Portugali, në spitale të përkohshme, ku do të qëndrojnë dhe mjekohen personat e infektuar me Covid-19.

Gjithashtu bëhet e ditur se askush nuk do të pagujë asgjë dhe do të jetë vetë Ronaldo ai që do t’u japë një rrogë mjekëve që do të punojnë në këto ambiente.

---- ---- ----
-----