Ballina Lajme Bota/Rajoni Shkon në 631 numri i të vdekurve në Itali

Shkon në 631 numri i të vdekurve në Itali

26
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Që nga nisja e epidemisë së koronavirusit, në Itali janë infektuar 10149 persona. Numri është shtuar me 529 krahasuar me ditën e hënë, ndërkohë që numri it ë vdekurve ka shkuar në 631, 168 më shumë brenda 24 orëve, ndërkohë që 1004 persona janë shëruar.

Pacientët e shtruar në spital janë 5038.

E gjithë Italia është në karantinë, ndërkohë që qeveria ka ndaluar grumbullimin në tubime, vende të mbyllura, ndërsa ka këshilluara që njerëzit të mos të dalin nga shtëpitë e tyre.

Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi, pas Kinës, vendburimi i kësaj epidemie.

Përjashtimet janë të mundshme vetëm për arsye urgjente profesionale ose familjare dhe në raste urgjente shëndetësore. Qeveria italiane urdhëroi në fundjavë edhe ndalimin e ngjarjeve kulturore, sportive dhe fetare. Të gjitha aktivitetet sportive, përfshirë lojërat e Serisë A, do të pezullohen. Muzetë, kinematë dhe teatrot janë mbyllur gjithashtu në mbarë vendin. Në Tirolin e Jugut sezoni i skive përfundoi para kohe, të gjitha stacionet e skive do të mbyllen nga e marta në mëngjes, tha Ministri për Çështjet Rajonale, Francesco Boccia.

Shkollat dhe universitetet në të gjithë Italinë janë mbyllur që nga e enjtja. Megjithatë, lidhjet ndërkombëtare të trenave dhe fluturimet nuk janë ndaluar nga shteti, dhe transporti publik vazhdon pa kufizime. Një arsye për zgjerimin e pashembullt të ri të zonës së sigurisë mund të jetë gjithashtu fakti që shumë njerëz nga zonat e bllokuara në veri kishin arritur të shkojnë në jug, përpara se të fillonin kontrollet.

---- ---- ----
-----