
Numri i të infektuarve nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në pesë. Ditën sotme është zbuluar se edhe dy persona të tjerë janë prekur nga koronavirusi.
Ata janë të afërm të njërit prej dy pacientëve që të premten rezultoi pozitiv.
Të dy personat janë shtruar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ndaj tyre po tregohet kujdes, ndërsa autoritetet kosovare kanë marrë një sërë masash për të ndalur përhapjen e virusit.