Ballina Lajme nacionale Shkon në 43 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

Shkon në 43 numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri

6
SHPËRNDAJE

Po vazhdon të rritet numri i viktimave nga tërmeti në Shqipëri.

Ka shkuar në 43 numri i të vdekurve nga tërmeti I cli goditi Shqipërinë më 26 nëntor.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim edhe të 15 personave të tjerë të mbetur nën rrënoja në Durrës, ndërsa në Thumanë kanë përfunduar kërkimet.

Kërkimet po vazhdojnë me intensivisht në 3 pika të qytetit bregdetar, Kënetë, hotel Mira Mare dhe tek ‘2 Gjelat’.

Numri i të lënduarve ka shkuar mbi 650.

Sot nga Kosova janë nisur edhe pjesëtarë të tjerë të specializuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për t’u dalë në ndihmë ekipeve të kërkim-shpëtimit si dhe në sanimin e dëmeve të mëdha që ka shkaktuar tërmet i 26 nëntorit.

Ndërsa në një postim në facebook, Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se në ndihmë të skuadrave të shpëtimit që ndodhen në zonat e prekura si Thumana dhe Durrësi kanë ardhur edhe Forcat e Ushtrisë Amerikane.

Lëkundjet e tokës në Shqipëri kanë vazhduar edhe gjatë ditës së sotme. Deti Adriatik ishte epiqendra e një tërmeti i cili u regjistrua prej 5.1 shkallë të Rihterit.