Ballina Lajme Bota/Rajoni Shkon në 100 numri i të vdekurve në SHBA nga koronavirusi

Shkon në 100 numri i të vdekurve në SHBA nga koronavirusi

6
SHPËRNDAJE

Në SHBA kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit 100 persona. Shtetet më problematike vazhdojnë të jenë Uashingtoni, Nju Jorku dhe Kalifornia.

Numri i rasteve të konfirmuara si në Uashington ashtu edhe në Nju Jork po arrin në rreth 1,000. Në shtetin Uashington, zyrtarët raportojnë për të paktën 48 vdekje që nga fillimi i pandemisë.

Zyrtarët thanë se administrata do të bëjë ç’është e mundur për të frenuar pandeminë.

“Për një vend kaq të madh, ne po ecim mirë,” tha presidenti Trump.

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në SHBA e ka kaluar shifrën 5,000 ndërkohë që është shtuar numri i testimeve.

Presidenti Donald Trump tha: “Do të vdesin shumë njerëz. Qëllimi ynë është të pakësojmë numrin e njerëzve që mund të vdesin.

-----